• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesat

Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e lagjes ‘Nënë Tereza’ në Lezhë.

Mësohet se nga flakët është djegur një sipërfaqe e madhe kallamishtes, por rrezikohen edhe banesat.

Në vendin e ngjarjes janë dy zjarrfikëse që po mundohen të fikin flakët.

Dyshimet janë se zjarri ka rënë për shkak të djegies së mbeturinave.

Banorët e lagjes ‘Nënë Tereza’ janë përfshirë nga paniku, për shkak edhe të tymit, por edhe zjarrit që po afrohet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *