• |
ide | kryesore

Zjarret dhe thatësira përfshijnë gjithë Suedinë

Planet



Suedia është përfshirë kohët e fundit nga një thatësirë e paprecedentë që ka shkaktuar edhe një numër të konsiderueshëm zjarresh.

Pamjet nga satelitët Sentinel-2 dhe Sentinel-3, të programit europian ”Kopernik”, i menaxhuar nga Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe nga Komisioni Europian tregojnë pamje të vështira për t’u besuar.

Kontinenti i Vjetër po kalon një valë të nxehti e kombinuar me reshje të pakta, që po shkakton zjarre në disa zona të Suedisë, jo larg nga qyteti i Ostersundit, në pjesën qendrore dhe veriore të vendit.

Nga hapësira janë qartë të dukshme shtëllungat e tymit të ngatërruara me retë e shkaktuara nga zjarret.

Autoritetet lokale suedeze kanë njoftuar se janë rreth 50 zjarre aktive dhe janë tre heri më të furishme nga normalja.

Si një masë parandaluese, disa fshatra janë evakuar duke pritur të zbuten flakët.

Për Jonas Olsson, i Institutit Hidrologjik dhe Meteorologjik, në shumicën e vendit reshjet janë shtatë herë më të pakta sesa mesatarja, vlera më e ulët e regjistruar në shekullin e fundit.

Arsyet për këtë rekord të temperaturave dhe thatësirës duhet të kërkohen tek ndryshimet klimatike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *