• |
ide | kryesore

11 ish-zyrtarë përfundojnë në Prokurori, për çfarë akuzohen

Lajme, Të fundit



Kontrolli i Lartë i Shtetitka kallëzuar në Prokurori 11 zyrtarë nga komunat Blinisht, Ungrej dhe Zejmen në Lezhë me motivacionin e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe përdorim të fondeve pa dokumentacion mbështetës.

Ky auditim i përket periudhës nga 1 Janari 2013 deri në 31 dhjetor 2015.  Sipas KLSH janë konstatuar veprime të cilat  kanë çuar në përdorim me efekt negativ me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit.

Gjithashtu mësohet se dëmi ekonomik i arritur shkon deri në 24.3 milionë lekë.  Dy nga veprat ku janë konstatuar shkelje janë rikonstruksion i rrugës së shkollës në Kallmet dhe ndërtimi i një ure në  Ungrej.

Image

 

© SYRI.net



1 Comment

  1. Tani qe keta te drejtesise jane ne ikje e siper po i tjekin nje fushate korrje-shirje qe nuk ua merr mendja . Di te me thote njeri se çu be me ata pushtetare qe u arrestuan apo u akuzuan per korrupsion pak kohe me pare ? Te gjithe i keni si kokrra e molles e duke tall hallatet me ne . Di te me thote njeri se çu be me ata zyrtare qe i vjedhin pothuajse çdo vit ketij vendi afersisht 800 milion euro(sipas KLSH-se)? Asnje gje . E perse duhen keto denoncime nga KLSH kur asnje sja var? Apo qe te majmen edhe ca keto kurvat e drejtesise? Shpresa se ky vend do behet apo mund te behet eshte limit i zeros . Ndoshta revolucioni i bene derman ketij vendi (edhe per kete jam skeptik duke ditur qe ky popull eshte dele) . I sigurt jam qe vetem Zoti mund ta ndreq kete vend . Vefsh dore ti o Zot i Madh dhe ndihmoje kete popull te shumevuajtur si nga armiqte ashtu edhe nga vetvetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *