• |
ide | kryesore

Babai i autorit që dhunoi avokatin: Jam ankuar dhe tek ambasada e SHBA për prokurorin

Lajme, Të fundit



Një deklaratë që nuk pritej ka qenë ajo e Kadri Vogës, babait të autorit të dyshuar të dhunimit të avokatit të njohur në Durrës, Ilia Ilia, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Durrësit. (foto: Mondi Voga-prokurori Arian Ndoj)

Në një prononcim për “News24”, babai ka ngritur akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj, për të cilin thotë se mbron kriminelët dhe se i ka vjedhur pronën e familjes. Kadri Voga i palëkundur në qëndrimin e tij, me zë e me figurë deklaron se Arian Ndoj është një prokuror që përdor djalin e tij Mond Vogën për mashë, dhe e shtyn në krime, siç ndodhi këtë rast me avokatin Ilia Ilia. Madje babai shkon deri aty sa tregon se djali i tij ka dhunuar edhe familjen i shtyrë nga prokurori Ndoj.

Ai thotë se është ankuar disa herë për prokurorin në instanca të ndryshme edhe tek ambasada amerikane por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ndaj ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë.
E habitshme është deklarata e tij edhe për të marrë hak për dhunimin e avokatit Ilia Ilia, nëse nuk vihet drejtësi.

(Avokati që u dhunua, Ilia Ilia) 

PRONONCIMI I PLOTË I KADRI VOGËS: 
“Ngjarja e ndodhur në Durrës ndaj avokatit Ilia Ilia është një ngjarje e rëndë, ngjarje e pazakontë dhe këto veprime për mua janë të dënueshme dhe unë dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mond Voga, i cili ka kryer këtë akt të shëmtuar ndaj avokatit të nderuar Ilia Ilia. Avokatit, familjes së avokatit, të afërmve të tij si dhe opinionit publik i kërkoj falje në emër të familjes për arsye se djali im nuk ka qenë i tillë dhe nuk është i tillë por është i shtyrë nga një prokuror kriminel, hajdut, Arian Ndoj, i cili e ka shtyrë djalin tim për të kryer këtë akt të shëmtuar. Me këtë prokuror jam në gjyqe, ka 10 vjet.

E kam denoncuar për vjedhje, për korrupsion, për veprime antiligjore, kam bërë kërkesa, letra të gjitha instancave shtetërore deri në ambasadën amerikane për këtë prokuror por asnjë lloj veprimi nuk është marrë mbi të. Është një prokuror që është gabim në organet e drejtësisë. Është një prokuror që përkrah vetëm kriminelët. Është një prokuror që ka gjetur djalin tim që e përdor për mashë, dhe e shtyn në krime, e përdor për të fortë dhe e përdori dhe me këtë veprim të avokatit të nderuar Ilia Ilia. Çuni im Mond Voga që e ka pas shok shkolle dhe gjithmonë i kam thënë që të largohet prej këtij personi se mua nuk më duket njeri i mirë. Por ai nuk hoqi dorë nga Arian Ndoj.

Arian Ndoj arriti të shtyjë djalin tim Mond Voga të masakrojë familjen e vet, vëllain, motrën, nënën. Arriti deri atë që e mori të gjithë pasurinë, lokalin që e kishim bërë familjarisht dhe sot ekziston në hipotekë tek familja e Arian Ndojës. Ai e mori këtë duke bashkëpunaur fuqishëm me shokë të tij prokurorë dhe gjyqtarë, të pamoralë, të cilët i blente me lekë, mua më humbte gjyqin, fitonte Arian Ndoj.

Veprimet e kryera edhe ndaj Ilia Ilias, avokatit të nderuar që ndodhi para dy ditësh, me djalin tim Mond Voga, i cili i shtyrë nga Arian Ndoja, i kërkoj edhe njëherë falje publike, për arsye se unë nuk jam i atillë familje, nuk i kam mësuar fëmijët me këtë edukatë por vlen të theksoj dhe kërkoj nga organet e drejtësisë, kryesisht nga kryeministri i Shqipërisë kjo çështje të zbardhet deri më një, të thellohet edhe më tej ndaj Arian Ndojit, qoftë edhe ndaj djalit tim që është viktimë e Arian Ndojt, që është i paguar të zbardhet. Në rast se nuk zbardhet unë me Arian Ndojin për veprimin që ka bërë ndaj avokatit Ilia Ilia që e ka shtyrë çunin tim për ta kryer këtë veprim, unë do bëj vetëgjyqësi.



2 Comments

  1. Ky vend eshte bere shume i frikshem . Kur prokurori bene kriminelin do te thote qe ky vend ka marre fund . Njerzit tani ankohen tek ambasadat , a thua jane ata drejtesia ? Ambasador si LU apo Vllahutin qe na e la dobiçin ne preher e iku ? Shqiptar kete vend o e bejme ne o nuk behet kurre . Te tjeret e kane a-mer-qi-ik . Duhet te jemi te gjith se bashku kunder padrejtesise , kunder kimineleve sidomos atyre qe jane te veshur me petkun e pushtetit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *