• |
ide | kryesore

Basha në Durrës: Vangjush Dako duhet të ishte në qeli

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako gjatë një takimi në Durrës. Basha tha se ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës. Sipas tij Vangjush Dako duhet të ishte në burg dhe jo kryetar bashkie. Basha u kërkoi qytetarëve ta shihnin çështjen e Teatrit jo vetem si një aferë korruptive, por si çështje e lirisë së tyre personale, përsa kohë Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet.

Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli”, tha Basha. Takimi në Durrës përkon me dy vjetorin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Sipas Bashës, kjo reformë është shkatërruar në themel.



2 Comments

  1. OK futeni Dakon brenda! Kush do t’ja dije! Po basha vete ku e ka vendin! Per 220 milione dhe vrasjet ne 21 Janar per pasurite me kunatin etj! Po per tradhetine e detit! Cfare morali ka ky myteber ?

  2. Ky manekin politik nuk i le gje mangut per te kopjuar formen permbajtjen takimeve qe ka bere dhe ben Rama shikoni pamjet vetem nderroni lulin me edin.ky njeri as mendjen se ka te veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *