• |
ide | kryesore

Benzema quan të çmendur De Laurentiis dhe zgjedh Milan

Sport



Përgjigje e kundërpërgjigje. Nuk i është dashur shumë Karim Benzema që të replikojë me fjalët e lëshuara nga De Laurentiis, i cili e përcaktoi “të plakur” sulmuesin e Real Madrid. “Një tjetër i cmendur në listën time”, ka shkruar francezi në profilin e tij në Instagram, duke cituar fjalët e pronarit të Napolit. Një përgjigje e fortë, që largon përfundimisht sulmuesin nga Napoli i Carlo Ancelotti.

Nuk ka hezituar të japë esencën dhe të precizojë konceptin Benzema. Të dëgjojë të quhej “plak” nga napoletani nuk i ka kaluar lehtë sulmuesit, që gjithë mos aprovimin e tij e ka treguar në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur numrit një të klubit italian. “Një tjetr i cmendur në listën time”, ka shkruar Benzema, duke mbrojtur edhe ish-shokun e skuadrës Di Maria, i konsideruar gjithashtu “i plakur” nga De Laurentiis.

E si për të mbyllur përgjigjen në tërësi, vijnë edhe zërat se Benzema është tani afër Milan, që është interesuar tek Real Madrid për francezin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *