• |
ide | kryesore

Deklaratat e presidentes kroate në Tiranë tërbojnë serbët: Nuk na tremb dot me “vëllezërit shqiptarë”

Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është acaruar nga deklarimet e homologes kroate në Tiranë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila i shpalli shqiptarët “vëllezër”.

Vuçiç e ka përkthyer si karshillëk ndaj serbëve një qendrim të tillë.

Ai është shprehur se “nuk ndihet i frikësuar aspak” nga kjo.

“Serbia nuk kërkon vëllezërit, por miq”, tha kreu i shtetit serb, duke mos qenë dakort me këtë status marrëdhëniesh mes kroatëve dhe shqiptarëve.

“Sa prej tyre (shqiptarëve) humbën jetën për Kroacinë nuk më intereson.

Nëse dikush mendon se unë jam frikësuar, i them se kjo nuk më tremb aspak”, tha Vuçiç.

“Shqipëria ishte miku ynë kur kishim nevojë…Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë, dhe më besoni -. Kroacia nuk do ta harrojë këtë”. Ne ishim vëllezër të armëve…”, ishin disa frazat e Kitaroviçit, të cilat kanë shqetësuar Vuçiçin.

Kohët e fundit ka patur një acarim të raporteve delikate serbo – kroate.

Dy vendet trashëgojnë një armiqësi ndaj njëra-tjetrës, e reflektuar dhe në luftën mes tyre në fillim të viteve ’90.

Armiqësia e tyre zë fill në Luftën e Dytë Botërore, ku kroatët patën regjimin ustash, bashkëpunues me fashizmin, për të cilin serbët pretendojnë se janë keqtrajtuar.



5 Comments

  1. Serbet nuk kane frike?Prandaj po i frikesohen aq shume shnderrimit te FSK ne ushtri,dhe po mundohen ta pengojne me cdo menyre.Aleances shqiptaro-kroate i frikesohen edhe me shume,prandaj ne duhet te forcojme miqesine me cdo armik te serbeve dhe sidomos me kroatet

  2. Keto jane lajme pa sens.Nuk e di per te tjeret por ne Shqiperi ne nuk i njohim shume, aq me pak vllazeri.Kur ishte per liberalizim vizash keta u treguan te ngurte..Ne Kufi me Kroacine te kontrollojne e te trajtojne keq e me keq.Mendimi im eshte qe jane njelloj…Mosmarreveshjet mes tyre, nuk na interesojne. Perfitimet nga raportet me ta jane thuajse 0. Ne drejtimin e kemi ne Perendim..te tjerat jane propaganda nacionaliste bosh..

    1. Nuk ka shtet ,komb e fis ne kete bote qe eshte njelloj me serbet(normal per keq). As sot as gjate gjithe historise se njerezimit. Aq me pak kroatet, ku nje pjese e tyre (dalmatet) jane pasardhes te ilirieve, sikurse ne, keshtu qe as nuk mudn te jene njesojn.Aq me teper qe njera pale na ka masakruar e akoma zoteron territoret tona, kurse pala tjeter, te ciles i kemi ndihmuar (mbi 2500 shqiptare luftuan per Kroacine), na shpreh vetem mirenjohje dhe miqesi.E si qenkan njesoj pra? E vertete qe ne drejtim kemi perendimin, por miqesia edhe me Kroacine, nuk na devijon drejtimin,perkundrazi na forcon

      1. E ku e more vesh ti qe qeke pasardhes i Ilireve, Ne dijme vetem qe jetojme aty ku kane jetuar ata…Bile qarte qarte, gjysma e Shqiperise eshte Epirote (kjo nuk do me thene qe rrjedhim nga i madhi Piro)..Nejse Kroatet jane sllave, dhe kjo eshte mese e qarte..Edhe dicka, gjysem serb ishte Kastrioti(tripalda), Balshaj(Balshic), Komnenet(Komnenic) etj etj..Perpara se te flasesh mufka informohu..Leji nacionalizmat. Sejcili ka interesat e veta..Ne nje moment te historise Serbia dhe Kroacia kane te tyret ne kemi tonat..Just Business!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *