• |
ide | kryesore

Dëshpërimi i Hamilton që shtyn Mercedes bën xhiron në internet

Sport



Sebastian Vettel fluturon para publikut të shtëpisë dhe rrëmben pole position në Cmimin e Madh të Gjermanisë. Piloti i Ferrarit e ka mbyllur provën e tretë me një kohë brilante 1’11”212, duke mbajtur pas Mercedes e Bottas e Ferrarin tjetër të Raikkonen.
Sigurisht gara është kondicionuar nga dalja e shpejtë për defekt të Leëis Hamilton: Mercedes i anglezit është ndalur në mes të pistës në fund të kualifikueseve të para, duke humbur një shans të mirë në betejën me Vettel për titullin kampion bote. Hamilton nuk është dorëzuar menjëherë, por ka dalë nga Mercedes dhe ka tentuar ta shtyjë për disa metra, para se të gjunjëzohet duke mbështetur kokën pa gjetur ngushëllim. Britaniku do të niset i 14°.
Provizorisht Vettel kryeson renditjen për pilotë me 171 pikë, i ndjekur nga piloti i Mercedes, që rrezikon ta shohë hendekun edhe më të thellë pas Cmimit të madh të Gjermanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *