• |
ide | kryesore

“Luani” i mbrojtjes në Rusi, vlen 65 milionë paund për Jose Mourinho

Sport



Preformanca pozitive në Kupën e Botës e Harry Maguire nuk ka kaluar pa vëmendjen e duhur dhe Manchester United është gati të bëjë ofertën e duhur për të siguruar lojtarin e përfaqësueses, duke i paguar Leicester City £65milionë paund për kokën e tij.
Kreditet e Maguires u rritën në mënyrë të ndjeshme në treg pas prezantimit në Rusi 2018, por Manchester United nuk do ta ketë të lirë fushën për të bindur shtatlartin të largohet nga Leicester, me Dhelprat që i kanë ofruar atij £75,000 në javë për ta bindur të qendrojë.
25-vjecari u transferua tek 12 muaj më parë nga Hull për £17 milion pauld dhe që atëherë vlera e tij është trefishuar.
Maguire luajti cdo minutë në sezonin e kaluar dhe trajneri i ri Claude Puel dëshiron ta ndërtojë mbrojtjen rreth tij. Qendërmbrojtësi do ti jepte një tjetër dimension prapavijës së Mourinhos e shumë lojtarë do ti hapnin vendin në skuadër, ashtu si ndodhi në kombëtare me Phil Jones dhe Chris Smalling.
Nëse Maguire transferohet në veri të Manchester, Leicester do të humbiste një tjetër lojtar të rëndësishëm, pas kalimit të Riyad Mahrez tek Manchester City për një rekord prej £60 milion paund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *