• |
ide | kryesore

Luftëtari harron golin skandaloz dhe kundërsulmon: “u sulën hienat”

Sport



Në kohën kur Luftëtari është në qendër të furtunës në lidhje me akuzat për trukim apo tolerim të ndeshjes me Ventspils, për raundin e parë të Europë League, klubi gjirokastrit bën reagimin më të pamenduar, duke u kthyer në akuzues. Bluezinjtë i kanë harruar imazhet e të paktën atij goli 3-3 të marrë në minutat e fundit shtesë, kur tre mbrojtës gjirokastritë “harruan” sy sulmuesit letonezë që bënë me portierin cfarë deshën.
Kjo është deklarata e plotës e KF Luftëtari…

Deklararatë

Klubi i futbollit Luftëtari ka ndjekur me interes dhe shqetësim ato cka kanë shkruar mediat duke aluduar për trukime, tolerime apo rezultate të paracaktuara. Luftëtari nuk është bërë kurrë pjesë e pazareve apo fiksimeve. Në këtë moment delikat të skuadrës, e cila nuk përmbushi pritshmëritë në debutimin e saj europian, të gjithë u sulën si hiena, mbi të gjithë ata që deri pak ditë më parë ishin heronj. Kjo është mosmirënjohja e vërtetë ndaj një skuadre që dështoi në një aventurë të paprovuar më parë. Për sa i përket cështjeve teknike është stafi teknik ai që vendos dhe merr vendimet, dhe sigurisht merr meritat ose paguan për dështimet. Për sa i përket atyre që aludojne për trukime dhe fshihen pas profileve false në rrjete sociale, Luftëtari i fton që të paktën të falenderojnë për arritjen e skuadrës në nivele të larta në një kohë kaq të shkurtër. Nëse do analizojmë humbjen, të mos harrojmë që në ndeshjen e parë skuadra kishte mungesa titullarësh dhe një arbitrim skandaloz që mohoi gola dhe penallti për skuadrën tonë. Për këtë klubi ka reaguar me një notë proteste të dërguar në UEFA. Të gjithë atyre që mezi presin dështimin e skuadrës për të gjetur fajtorët, i ftojmë të kenë durim sepse Luftëtari është ndërtuar dhe destinuar për të qenë fitues. Faleminderit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *