Ditë vendimtare për merkaton e Juventus. Tre janë emrat e pëfolur, por Miralem Pjanic duket se është lojtari surprizë që do të largohet nga bardhezinjtë. Mesfushori boshnjak është në vëmendjen e tre klubeve, por Manchester City, i futur në garë së fundmi, i ka kaluar të gjithë duke marrë përparësinë. Diferncën mund ta ketë bërë telefonata e Guardiolës, ashtu si edhe fakti që anglezët nuk druhen të paguajnë 100 milionë euro për Pjanic. Shifër e rëndësishme që mund ta bindë Juventusin ta shesë regjisorin e lojës, gjithnjë nëse lojtari dëshiron të largohet nga Torino. Në lojë është vlerësimi i Miralem për tia bashkuar një trajneri që e adhuron, ëndërrës blaugrana e mundësisë për të luajtur në një skuadër me Ronaldon.
Ndërkohë për kalimin e qendërmbrojtësit Rugani tek Chelsea, akordi është shumë pranë, edhe pse ka ende diferencë mes ofertës dhe kërkesës. Blues kanë ofruar 40 milionë për mbrojtësin, por Juventus e vlerëson 50. Në pauzë reflektimi është situata e Higuain. Nga Londra ka optimizëm për transferimin e argjentinasit, por përpara se të nisin lëvizjen finale, Chelsea duhet të sistemojë Morata, Giroud e Batshuayi.