• |
ide | kryesore

Projektligji/ Zbulohen pagat e kupolës shtetërore në Kosovë

Lajme, Të fundit



Sipas projektligjit të ri për pagat në Kosovë, i pari për nga pagesa do të jetë i pari i shtetit, pasuar nga kryeministri, kryekuvendar e kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Hashim Thaçi do të ketë pagë 2868 euro, pagë kjo që mban koeficientin 12.

Kryeministri, kryetari i kuvendit e kryetari i Gjykatës Kushtetuese me projektligjin e ri parashihet të paguhen me 2629 Euro në muaj.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i shtetit, Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial do të marrin pagë prej 2390 Euro.

Posti i zëvendëskryeministrit ka koeficient 9 apo pagë 2151 euro.

Deputetët, ministrat, drejtori i AKI-së, gjyqtarët e gjykatës kushtetuese e ata të supremes parashihet të kenë pagë bazë prej 2031 euro.

Kryetari i kryeqytetit do te ketë pagë 1912, derisa 359 euro me pak do të paguhen kryetarët e komunave të tjera.

Çdo zëvendës ministër do të ketë pagë bazë 1434 euro.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *