• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, Gjykata e Lartë regjistron rekursin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë ka regjistruar në shqyrtim ankimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkon sërish masën e sigurisë me burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, regjistrimi i rekursit është bërë më datën 18 korrik 2018, ku prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për personin nën hetim, Saimir Tahiri.

Rekursi në Gjykatën e Lartë, u paraqit nga prokuroria pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit të Brendshëm që hetohet për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj nga Vlora dhe për shpërdorim detyre.

Masa e arsetit me burg ishte kërkuar nga prokuroria edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për ish-ministrin Tahiri, por togat e zeza, më 12 maj të këtij viti, refuzuan burgosjen e ish-ministrit duke e lënë atë në arrest shtëpie.

Ish-zyrtari qëndroi në këtë masë vetëm për dy javë, pasi Gjykata e Apelit e shfuqizoi atë duke e lënë të lirë Saimir Tahirin pa masë sigurimi.

 



2 Comments

  1. trafikabntet me nga 5 kilogram kokain e 100 kilogram kanabis nuk i burgosin se jan shok te kriminelit rama.po ashtu trafikantet tahir e geron,olsi e fatmir qe tregtojn mijera kilogram ju i beni kryemuta si ramen krye krye mut.

  2. qija ropt po ti ishim futur dhe ne asaj rruge, ta dija qe do kishte kaq mbeshtetje, te dhjefsha karrieren profesionale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *