• |
ide | kryesore

Rrugët me koncesion kushtojnë 2 herë më shumë, por pse e ndjek këtë praktikë qeveria Rama?

Lajme, Të fundit



Kontratat e para të programit një miliardë euro kanë ngritur shqetësimin se ndërtimi i rrugëve me koncesion sjell kosto të larta për qytetarët. Por qeveria ka një tjetër vlerësim.

“Keni parasysh se të gjitha këto kontrata janë të matshme. Kjo do të thotë se çdo lloj volumi atje është i certifikuar dhe çmimet janë bazuar në referencat dhe manualet që ka qeveria shqiptare në fuqi”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Deri tani qeveria ka miratuar koncesionet për dy vepra të mëdha, Rrugën e Arbrit me vlerë 240 milionë euro dhe autostradën Thumanë-Kashar. Ky segment ka një gjatësi vetëm 20.8 kilometër, por duke përfshirë mirëmbajtjen e rrugës për 13 vjet dhe interesat që do i paguhen privatit, fatura e Thumanë-Kashar mund të arrijë deri në 337.5 milionë euro. Në këtë pikë, pyetja që shtrohet është pse shteti nuk i ndërton vetë këto rrugë?

“Projektet madhore kanë shkuar gati dyfishi i kostove të parashikuara më përpara, ndaj nuk ia vlen të marrim këtë risk”, u shpreh ministri i transporteve.

Sipas Gjiknurit, partneriteti publik-privat i mundëson qeverisë të ndërtojë rrugët duke i paguar më këste, por njëkohësisht e mbron atë nga risqet.

“Riskun e merr totalisht privati. Ka një tavan të shpenzimeve të fiksuara dhe çdo risk i ngarkohet privatit, ndërsa vepra dorëzohet në kohë. Mekanizmat e sigurimit të kontratës që ne kemi bërë, janë shumë më të forta sesa në tenderimet publike. Kompanitë private do të sigurojnë financimin dhe do të garantojnë performancë të kontratës, me vlera financiare të bllokuara në bankë, që do të thotë se nga çdo lloj vonese, shteti nuk ka asnjë humbje”, u shpreh Gjiknuri.

Në total qeveria ka parashikuar të ndërtojë 6 rrugë të mëdha me koncesion, fatura e të cilave mund të arrijë mbi një miliardë euro. /tch



6 Comments

  1. Nuk heqin dore. Do ti bejne rruget e ketij vendi te vogel me “Tra”, qe do te thote, nuk do jene me publike,

    Shqiperia nuk do jete e shqipetareve, por e latifonsteve te rrugeve. Zhgenjim total. Rilindja doli total qeneri. Makuteria nuk ka me FRENA.

  2. Kushtojne dy here me shume ?? Hahahhaaaaa,,,,aaaahaaaa….. po deri para 7-8 vitesh 1 km kushtonte afersisht 1 milion dollare , si ka mundesi qe sot u 18 fishua(duke ditur qe çmimi eshte ne euro)? Merrni analizat e çmimeve te 2015(jane akoma ne fuqi ) dhe shikoni diferencen me ato te 2011 diferenca eshte afersisht 30-35 % , atehere si ka mundesi qe kostoja minimalisht u dhjetefishua? Ketu vjedhja po ligjerohet deri ne ate pike sa qe nje dite te ndershmit do te proçedohen dhe hajdutet do te nderohen nga ky shtet. PPP-te jane kangrena e ketij vendi , pas afro 10 vjetesh te gjithe do tja degjojne krismen por do jete teper vone , sepse ky vend do jete ne renie te lire . Disa na ngaterrojne me greqine , ne do jemi me keq , atje u majmen te gjithe dhe pjesen me te madhe e perfitoi populli ndersa ketu popullit tone ka kohe qe i jane vare breket dhe ecen me breke neper kembe . Duhet vene dore sa me shpejt qePPP-te te eliminohen me ligj .
    Sikur te mos mjaftonte kjo maxivjedhje ,me e forta e te gjithave eshte se pas perfundimit keto rruge do jene edhe me pagese . A e degjuat ministrin Gjiknuri qe tha qe rruga Thumane -Kashar do jete me pagese .
    Lind pyetja perse nuk perdoret konçesioni? A e dini pse ? Sepse keta kurvat e politikes nuk perfitojne sikur edhe nje qindarke . Prandaj , vazhdoni ju kurvat e politikes vazhdoni dhe mos e qethni fare se perballe keni ca dele te marrosura qe per partine behen edhe te verbera .

  3. Nje pjese shume e ndyre ne kete, super-vjedhje me terma 15 apo 30 vjecare, eshte dhe PD-ja dhe LSI

    Bejne skuthin, recitojne vjersha para gazetareve, paataj harrojne, e pastaj meren me teatrin, apo me dicka tjeter. Nuk shikon nje fokus apo plan konkret qe te ndaloje kete maskarallek. Duket qe nuk u kercet shume. Sic duket jane nje ne kete Mega Projekt pisash.

    PPP sa fjale e bukur per nje pakice,, takse, fature, vuajtje per te tjeret

  4. Kjo eshte nje metode e kolauduar ne Argjentine ….. FMN + BB + ARERIKE ja kane bere bithen Argjentines “rrjete teli” …..

  5. Jemi akoma ne mentalitetin se e keqia dhe e mira te na vije nga partia. Populli duhet te kuptoi e te reagoi cdo here se eshte ne opozite me tere qeverite edhe kur ajo ia ka dhene voten( ketu tek ne na vidhet) Pra u zgjodh kjo qeveri e qelbesirave, nepermjet genjeshtrave, mashtrimeve sot e shtate vjet ne si popull po genjehemi, fleme nen genjeshtrat e mashtrimet e tyre e reagojme kunder opozitesqe a thua nga ajo ne i paskemi tere keto te zeza te kesaj qeverie.Gjerat duhen pare me largpamesi duke pare te tashmen e te aredhmen qe ne ne keto dy pika dukemi ne erresire e pa rruge dalje, e kete e kemi si pasoje e kesaj qeverie. Pranda te rritet ndergjegjaqe pushtetet te mos i kemi per poice, por per jete te qete, e me ekonomi ne zhvillim,Popuuli te mos genjehet por te kontrolloi premtimet qe i jane bere per ti vjedhur voten.

  6. Puna, klecka, e traut dhe pageses eshte sekondare. Kjo eshte menyra me e mire per te kryer dy vepra penale lehtesisht te padenueshme me drejtesine e mutit qe kemi. E para Vjedhja e fondeve publike; e dyta pastrimi i parave te pista! Me keto veprime qeveria dhe rrugacet ne krye te saj bejne dy pune te pista nje heresh. Varferojne popullin e dobesojne financat e shtetit, dhe pastrojne parate e tyre dhe te bashkepunetoreve te tyre. Nuk ka drejtesi se po te kishte keta do te kalbeshin ne burgje te gjithe pa perjashtim, perfshire edhe keta maskarenjte e opozites se dhjere qe dalin te gjithe te krekosur dhe vetem ne facebook….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *