• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit, KE ‘kryqëzon’ Ramën me 15 pyetje

Kryesore, Lajme



Komisioni Europian është vënë në lëvizje për cështjen e Teatrit Kombëtar pas një letre që 4 deputetë të PD-së i drejtuan disa ditë më parë. Pas kësaj letre, KE iu drejtua qeverisë shqiptare me një kërkesë për shpjegime. Më pas qeveria iu përgjigj me një dokument i cili iu dorëzua komisionerit Johanes Hahn gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Por përgjigjet e qeverisë nuk e kanë bindur Komisionin Europian, prandaj ata kanë sjellë një kërkesë shtesë në Tiranë, e cila përmban 15 pyetje. Kërkesa është firmosur nga Michela Matuella, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Komisionin Europian. Lapsi.al sjell më poshtë të 15-të pyetjet, ku ndër të tjera bie në se fakti nëse ligji i posacëm i miratuar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e disa kullave dhe një teatri të ri nga kompania ‘Fusha Sh.p.k’, përputhet me detyrimin e sanksionuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për konkurencën në kontratat publike. 

PYETET E KOMISIONIT EUROPIAN PËR QEVERINË SHQIPTARE

1. Ju lutemi jepni një përshkrim të detajuar të projektit të parashikuar dhe transaksioneve përkatëse midis palëve të përfshira duke përfshirë të dhënat financiare themelore.
2. Në mungesë të tenderit publik, ju lutemi shpjegoni sesi autoritetet do të sigurojnë që asnjë përfitim ekonomik selektiv nuk do t’i jepet Fusha sh.p.k si rezultat i kontratës së parashikuar.
3. Duke iu referuar letrës që jep kundër-argumentat në lidhje me ndikimin e tregtisë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë (pjesa nr.1) përmendet se ligji vetëm përcakton kushtet e një procedure të posaçme për negocimin dhe nënshkrimin e kontratës për zhvillim në zonën e Teatrit Kombëtar. Megjithatë, ju lutem kini në konsideratë se nëse ligji zbatohet dhe kontrata përfundon, duhet të merret parasysh efekti mbi tregtinë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Në këtë drejtim, në përputhje me jurisprudencën e BE-së nuk është e nevojshme të përcaktohet se ndihma ka një efekt real mbi tregtinë, por vetëm nëse ndihma mund të ndikojë në tregtinë e tillë. Ju lutemi referojuni Njoftimit të Komisionit mbi nocionin e ndihmës shtetërore për shembuj konkretë dhe ofroni argumente relevante në këtë rast në lidhje me efektin e mundshëm në tregti si në nivelin e kompanisë të zgjedhur për të kryer punët, dhe operatorin e teatrit.
4. Cila është arsyeja e caktimit të një kompanie private për të kryer projektin pa konkurrencë?
5. Pse bëhet kjo në formën e një ligji specifik?
6. Meqenëse ligji parasheh një “Komitet Negociues” kryesisht për përcaktimin e kushteve të kontratës me kompaninë private të përzgjedhur, përse ky Komision nuk është ngarkuar edhe me përzgjedhjen e vetë kompanisë?
7. Duket nga dispozitat e ligjit se shumë elemente themelore të kontratës dhe performancës janë ende për t’u përcaktuar. Duke marrë parasysh këtë, a mund të shpjegoni elementet që janë marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së kompanisë private të propozuar nga ligji për kryerjen e projektit?
8. Duke iu referuar letrës që jep kundër-argumenta (nr. 2) duke theksuar se “Ligji i miratuar jo vetëm që nuk ka zgjedhur paraprakisht ndonjë entitet privat, por ndërmjet kushteve të tjera ligjore në fuqi, gjithashtu ka parashikuar disa kërkesa shtesë që entiteti privat duhet të përmbushë (…) “, ju lutemi sqaroni se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së kompanisë private që e drejtoi këtë projekt?
9. A ishte vetëm fakti se ai ka titull ligjor mbi një tokë dhe një ndërtesë (selinë e kompanisë së tij) në një zonë pranë teatrit?
10. Nëse po, ju lutem shpjegoni se si këto kritere përzgjedhëse sigurojnë që parimet bazë të prokurimit publik (trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi dhe konkurrenca) janë ndjekur?
11. Duke iu referuar kundër-argumentave (nr.4) ku thuhet: “Rregullimi I kësaj situate atipike ligjore nuk mund të realizohet perms procedurave dhe rregullave të përcaktuara në legjislacionin e koncesionit / partneritetit publik privat për shkak të arsyeve të mëposhtme (…) “Ju lutem sqaroni cilat dispozita në legjislacionin shqiptar të prokurimit publik lejojnë një zgjidhje të tillë ligjore?
12. Zgjidhja ligjore e dhënies së drejtpërdrejtë si përputhet me parimet themelore të prokurimit publik, pra trajtimi i barabartë, mosdiskriminimi dhe konkurrenca?
13. Një zgjidhje e tillë ligjore si përputhet me nenin 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri për kontratat publike duke lejuar qasje jodiskriminuese për kompanitë e palëve në tregjet e njëri-tjetrit përsa i përket prokurimeve publike?
14. Për më tepër, duke qenë se pala private nuk do të marrë asnjë kompensim financiar nga buxheti i shtetit, ju lutemi shpjegoni se cili është lloji i kompensimit që do të marrë përpërfundimin e punimeve?
15. Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e publikut dhe të palës private në kontratë?



16 Comments

      1. Te hodhi nje banane Bushati o _ari dhe fillove te kercesh dhe te kalosh ne extaze ? Ehste lajm i genjeshter o _ari. Eshte rren si i themi ne ne shqip.

  1. Ti Andi Jo Bushat duhet te jesh nje Debatikas Partie ose Fuat Cele ne devocionin ndaj parties.Po tu mor idiot à nuk e kupton se ata kriminela nuk Kane hall teatri pour hall kullash.Edhe me i trashi e mère vesh l’été perveq ju kriminela e komunistave.

  2. Pajthi sams kur ka ngel debati per kulturen
    e teatrin ne goje te militanteve analfabete te tipit ari dhe babale.

  3. Fake news… Fake news , Fake news. Fake news.

    Ne rradhe te pare keta gazetaro-analiztoi-debila duhet te pyesin zedhensin e qeverise se a ka marre ndonje leter te tille.

    Une nuk e besoj. Kjo eshte thjesht shashka e rradhes.

  4. Ne asnje rresht te ketij lajmi nuk jepet burimi i tij. Nga e mori Lapsii kete dokument ? E deklaroi Qeveria ? E deklaroi Opozita ? E nxorri ne websitin e saj KEja ?

    Asnje burim , Lajm fantazem.

  5. Vetëm Vlahutini mund t’i japë dum këtij maskaradheku. Teatri që shembet dhe kullat që ngrihen janë simbole të Ripjerdhjes ( desha të them Rrilindjes së krimit) por njësoj është.

  6. Të 15 pyetjet që ngrihen këtu, kuzhdo që i ka formuluar, duhet ti ngrinte çdo shqiptar të cilit i punojnë edhe 30% e qelizave të trurit dhe ka sado pak njohuri për ligjet demokratike.
    Është një idiot këtu që del herë si i paemër e herë “Andi, jo Bushati” apo Fake news për çdo shkrim që ja nxjerr të palarat qeverisë së narkotrafikut, është i pari që poston dacibaon komuniste..
    Duket se është më i zellshëm i skuadres që ka përzgjedhur Gëbelsi i Ramës, Erion Veliaj, ose ndonjë skafist drogë që i ka hyrë frika se po e thyen qafën qeveria e drogës.

    1. Po mire o ti i bukri i shpendeve qe po nxjerr kokluzjonin qe qenka nje person qe po komenton me te njejtin emer, po sikur te jene vertet persona te ndryshem me pseudonime te ndryshme ? I bie qe te kete me shume se nje person qe nuk eshte dakort me keto komentet tuaja , apo jo.

      O idjot i lindur , apos mendje kurve , si mund te te quaj. Ne komentet e mia nuk kam folur fare per 15 pyetjet ( qe mund te jene te drejta) por kam komentuar per faktin qe kjo leter nga KE nuk egziston. E kane shpikur keta anal-istat e famshem.

      Nese ti me krijon nje lajm dhe nje anal-ize mbi nje baze te rreme, atehere edhe vete brendia e lajmit qe mund te jete shume e drejte e humb vleren.
      Perndryshe behet thjesht per te karikuar gomert ( si puna jote) opozitare te ketij portali qe te fillojne dhe te kercejne pas ketyre lloj bananesh.

      ( sa per dijeni une nuk komentoj me pseudonime te te tjereve)

      1. I shkreti ti duhet të kesh vuajtur deri sa ke mbaruar klasën e tetë se aq formim paske.

  7. Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  8. O-taqii-do jesh shume i kenduar dukesh qe paske shkolle te madhe nuk qenke analfabet -te lumte-nuk qenke si -babalja-qenke me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *