• |
ide | kryesore

Tiranë, dy të arrrestuar gjatë natës. Policia i kap të dehur në timon (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së kaluar në disa pika të kryeqytetit si dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, pavarësisht sensibilizimit të vazhdueshëm, kontrolleve të shtuara përsëri ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Kështu një automjet është evidentuar me shpejtësi 164 km/orë, duke marrë masën nga ana e Rrugorëve.
Por jo vetëm kaq, pasi policia ka vijuar kontrollet me drager, nga ku kanë rezultuar një numër abuzuesish me alkoolin.

Gjatë tre orëve janë arrestuar dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po kështu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.28 mg/l deri 0.48 mg/l.
“Duajeni jetën/mbrojeni atë/stop alkoolit në timon/ec ngadalë mos shpejto”, apelon Policia e Shtetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *