• |
ide | kryesore

5000€ për një reklame, detaje nga jeta profesionale e Kristina Bakiut

Paparazzi, Slider



Ajo sot për sot është një nga modelet më të njohura dhe më të famshme shqiptare. Bëhet fjalë për Kristina Bakiu, ish- Miss Universe Albania, e cila prej disa kohësh po vazhdon karrierën e modelingut jashtë shtetit.

Së fundmi, ajo është kthyer në vendlindje për një periudhë të shkurtër, ku edhe ka zhvilluar një intervistë me “Gazeta Shqiptare”, gjatë së cilës ka treguar disa detaje mbi jetën e saj profesionale.

Kristina ka treguar se për momentin fokusi i saj është tek modelingu dhe do ta vazhdojë këtë karrierë jashtë vendit.
“Planet për në shtator sigurisht që janë të shumta, por dëshira ime vazhdon të ngelet udhëtimi jashtë dhe kontratat me agjenci të ndryshme. Vendin se ku s’e kam vendosur akoma, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim”, tregoi Kristina.

Një nga aspektet më interesante të intervistës ka qenë kur Kristina ka zbuluar pagesën më tërheqëse që i është ofruar, ku ka treguar se ka marrë një shumë të majme për të bërë një reklamë.

“Shifra më tërheqëse ka qenë 5000$ për reklamë.”, përfundoi modelja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *