• |
ide | kryesore

Bashkia reagon për tenderin 100 milion lekësh të uniformave të policisë

Lajme, Të fundit



Bashkia e Tiranës ka reaguar duke i cilësuar si të pavërteta deklaratat e bëra nga zëdhënësja e PD-së në lidhje me dhënien e një tenderi një kompanie me detyrime tatimore të papaguara.

Bashkia e Tiranës sqaron se kur është bërë tenderi të cilit i referohet Partia Demokratike në deklaratën e saj, kompania në fjalë ka rezultuar pa detyrime në tatime.

“Sipas këtij institucioni këtë e vërteton edhe vërtetimi që kjo kompani ka dorëzuar së bashku me dokumentet”, thuhet në reagimin e Bashkisë, që prezanton dhe dokumentin në fjalë.

Po bashkia e Tiranës nuk ka reaguar për një fakt tjetër të denoncuar nga selia e PD-së, se si shpjegohet që kompania me vetëm 1 të punësuar të qepë mbi 4 mijë artikuj.

Është fakt se kompania “Vojsava Zenelaj”, ka të deklaruar vetëm 1 të punësuar, ndërkohë që i duhet të qepë për 1 muaj mbi 4 mijë artikuj.

Thënë ndryshe, i vetmi person që ka kompania duhet të qepë në ditë 116 kostume, pantallona, pulovra, këmisha dhe këpucë! Pra, të mos flejë për 35 ditë rresht dhe për çdo orë të qepë të paktën 4 kostume dhe 1 palë këpucë!

Vjedhje më të hapur se kjo e 100 milionë lekëve vetëm në Bashkinë e Erion Veliajt mund të gjendet!” tha zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.



2 Comments

  1. Mashtrimi, ne institucionet e mashtrimit gjithemone del i lare, sepse jane mjeshtrate interpretimit, e te fallsifikimit,E kane tradite te trasheguar, e sot te sofistikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *