• |
ide | kryesore

Bushati flet për marrëveshjen me Greqinë: Kemi hedhur hapa në çështje që ishin tabu

Lajme, Të fundit



Mes polemikave dhe akuzave nga ana e opozitës se Shqipëria ka vendosur që të shkëmbejë territore me Greqinë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka folur për marrëveshjen e detit.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, Bushati tha se janë hedhur hapat substancial për disa çështje që më parë konsideroheshin tabu.

Po ashtu ai iu kundërvu opozitës, ndërsa theksoi se kjo e fundit ka abuzuar me këtë çështje.

“Kemi hedhur hapa substancial për disa çështje që konsideroheshin tabu.

Jemi në tryezë për çështjen e kufizimit të zonave detare, por edhe për çështje të menaxhimit të kufirit tokësor.

Por për fat të keq, shohim qartë se ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng edhe për të mos lejuar që marrëdhëniet shqiptaro-greke të çlirojnë energjinë që ajo mundet.

Nuk ka qenë lehtë të ulësh në tryezën e bisedimeve, edhe për çështje ekzistenca e të cilave mohohej”, tha Bushati.



5 Comments

  1. Patjeter we, te zhfukesh termin “çamëri” nga tekstet e hisyprise, O BYTHQIRË, eshte tabu.
    Por ju keni bere hapa te rendesishem ne kete fushe…

  2. E shikon plera Po luan me Germanin me Han me kete tallashin tjeter ! Po e perdorin shqiperine se monedhe kazinoje German ! I the presidentit te behet patriot dhe Bashes te qendrojne gjeri ne vdekje se bythqirat ikin e vijne shqiperia do te te jete ne shekuj

  3. Ka nje detyre kushtetuse qe shteti shqiptar te kerkoje te drejtat e cameve
    Vet parlamanti shqiptar ka miratuar me shumice njohjen e gjenocidit cam dhe ka nje date cdo 27 qershor qe te perkujtohet kjo date e masakrave te kryera ndaj popullstes came
    Perse ministri jashtem shkel hapur kushtetuten
    Perse u shaterrua gjykata kushtetuse tani qe po firmoset marrveshja?
    TRADHETARET E PSEUDO RILINDJES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *