• |
ide | kryesore

City i ofron 8 milionë në vit, Pjanic tundohet

Sport



Për Miralem Pjanic tani bëhet e vështirë të zgjedhë nëse do të provojë të synojë Champions me Ronaldon, apo të luajë në Premier League me vlerësimin e lartë financiar të Manchester City. Një dilemë e fortë për boshnjakun tani që City doli hapur, duke vendosur në tavolinë për Juventus 100 milionë dhe për mesfushorin 8 milionë në sezon. Shifra të rëndësishme, si për bardhezinjtë ashtu edhe për lojtarin.

Për momentin Pjanic është në listën e të pashitshëmve, por për të ndryshuar status mjafton që lojtari të kërkojë të largohet. Manchester ka bërë lëvizjen e parë me telefonatën e Guardiolas, për ti treguar vlerësimin mbi aftësitë teknike dhe taktike. Në Manchester, Pjanic do të fitonte 8 milionë euro, më shumë se sa fitojnë Dybala e Higuain tek Juve. Rinovimi i mundshëm i kontratës me bardhezinjtë do ta rrisnin pagesën e boshnjakut maksimumi deri në 6 milionë në vit. Me diferencën duhet të bëjë llogaritë Pjanic, për të cilin interesohet edhe Chelsea e Barcellona.

Nëse boshnjaku vendos të largohet alternativat e Juventus, më shumë se Milinkovic-Savic, që problem ka koston e lartë të vlerësimit, bardhezinjtë do ti hedhin sytë nga Rabiot e Kovacic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *