• |
ide | kryesore

Çmenduria e një qyteti…1.8 miliard euro për merkaton në 5 vjet

Sport



1 miliard e 800 milionë euro shpenzime të cmendura për ta arritur maksimumi në gjysëmfinale apo cerekfinale të Champions League. Ky është bilanci i hidhur nga 2013 deri më sot, për dy skuadrat e Manchester sipas “As”, që ka publikuar një klasifikim të paprecedentë të 10 klubeve që kanë investuar më shumë në merkato, në 5 vitet e fundit.

Në listë, vendi i parë është i Manchester City, i ndjekur nga United e Barcellona, ndërsa vetëm vendi i katërt për Juventus, që ka lënë pas sheikët e PSG galaktikët e Real.

Klasifikimi i As të bën të reflektosh mbi barazitë reale mes shpenzimeve e rezultateve. Mbi të gjitha përsa i përket Champions League. Nga viti 2013, City ka investuar në merkato 1 miliard e 14 milionë, duke arritur maksimumi në gjysëmfinale. Blerja më e shtrenjtë (76 milionë euro) ishte ajo e De Bruyne, që ndiqet nga Mahrez (67,8), Laporte (65), Sterling (63,7), Mendy (57,5), Stones (55,6), Walker (52,7), Sané (50,5), Bernardo Silva (50) e Otamendi (44,6).

Shumë operacione rreth 50 milionë euro, por i njëjti diskutim vlen edhe për krahun tjetër të Manchester. United, që në 5 vitet e fundit ka investuar 860 milionë, duke arritur vetëm një cerekfinale të Champions. Lojtari më i shtrenjtë i blerë nga Djajtë e Kuq është Pogba (105 milionë), i ndjekur nga Lukaku (84,7), Di Maria (75), Martial (60), Fred (59), Mata (44,73), Matic (44,7), Mkhitaryan (42), Bailly (38) e Shaw (37,5 mln).

Një listë e gjatë lojtarësh të peshuar me para që nuk i kanë ndihmuar skuadrat e Manchester të bëjnë kapërcimin në kualitet në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *