• |
ide | kryesore

De Laurentiis akuzon Sarrin: “Do të më marri gjithë skuadrën”

Sport



Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka akuzuar ish-teknikun e tij Maurizio Sarri se po përpiqet ti marrë “të gjithë skuadrën” me vete tek Chelsea.
De Laurentiis e ka zëvendësuar Sarrin, në pankinë, me Carlo Ancelottin si ndëshkim se u vonua shumë për të ndarë mendjen për të ardhmen.
Tekniku mbeti i lidhur me kontratë me Napolin, përpara se Chelsea të vendoste ta merrte në Premier League, pas shkarkimit të Antonio Contes.
Caktimi i Sarrit në krye të Chelsea luajti një rol shumë të rëndësishëm për nënshkrimin e mesfushorit Jorginho, që fillimisht ishte afër Manchester City.
Por Jorginho nuk është lojtari i vetëm që Sarri kërkon të marrë me vete në Stamford Bridge, sipas ish-presidentit të tij.
“Nuk më pëlqen kur thotë se të dy bëmë gabime, sepse nuk mendoj se kam bërë ndonjë,” tha De Laurentiis për Sky Sport Italia. “Pas kësaj ai donte të më merrte gjithë skuadrën në Angli. Mu desh të vendosja ligjin me Marina [Granovskaia, drejtore e Chelsea].
“Donte Jorginhon dhe i dhashë lejen e kalimit, pasi fola me Ancelottin, i cili më tha se pret shumë nga [Amadou] Diawara dhe do ta luajë më thellë me [Marek] Hamsik.”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *