• |
ide | kryesore

Gara kthehet në tragjedi/ Shqiptari humb jetën, plagosen 4 të tjerë në Itali

Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekjen e një personi dhe ka plagosur katër të tjerë ka ndodhur këtë mëngjes në Itali. Sipas mediave italiane, viktima dhe të plagosurit janë të gjithë shqiptarë.

Të pestë po udhëtonin me një makinë tip “Golf” që ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Incidenti ndodhi në zonën e Viterbos.

Drejtësi i metit raportohet se vdiq në vend, ndërsa katër pasagjerët mbetën të plagosur. Identitetet e personave të përfshinë në aksident nuk bëhen me dije.

Pas përplasjes, ambulancat dhe një helikopter shkuan në vendngjarje për ti dhënë ndihmë personave të aksidentuar.

Disa media italiane raportojnë se makina me të cilën lëviznin shqiptarët bëri një manovër për të shmangur një tjetër automjet tip “Smart” para se të përplasej me pemën. Ndërsa të tjera raportime flasin për një garë shpejtësie mes “Golf”-it dhe një tjetër automjeti, ende të paidentifikuar nga Policia.

Një hetim ka nga autoritet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *