• |
ide | kryesore

“Gjeniu i llambës”, Hamilton përmbys kampionatin e F1

Sport



Nën ato gërsheta ka një forcë të jashtëzakonshme mentale. E kjo e arritur në Gjermani, e paimagjinjuar nga askush (ndoshta edhe vetë pak kishte guxuar ta contë në mendje) është një fitore me mend, vetëvlerësimi yjor më tepër se talenti (edhe pse i pamohueshëm. Shuplaka e dhënë për Vettel është nga ato që rrezikon të mos e marrësh më veten kurrë. Është nga ato që të bëjnë të fitosh Botërorin e Formula 1. Gjermani i Ferrarit ishte përgatitur për festën – me dedikim të rëndësishëm -, kundërshtari shumë larg në nisje, makina solide, por… Ky Hamilton ka dicka, që nuk e gjen të asnjë pilot tjetër, lutjet, energjia, karma, funksionojnë në versionin britanik.

Nëse pas pole position, me atë dëshpërim në shtyrjen e Mercedes, për të mos u dorëzuar, situata i shërbeu për tu karikuar, – përtej aftësive të tij natyrale e teknikës, meriton respekt. Besimi. Një gjë është ta thuash e krejt tjetër ta bësh. E dinte se drejton një Mercedes, por ishte ai që e administroi e nxorri pas shpinës së të gjithëve me zhdërvjellësinë e një kampioni bote, si kampionët më të cmuar të historisë.

Sfida botërore luhet në pistë, poshtë kaskës, në kthesat, në gjithcka. Lewis ka dhënë shpesh idenë se mund të bëjë cfarë të dojë, kur vendos ta bëjë. Por këtë herë quajeni të ekzagjeruar. Numrat, bioritmi, shiu që nisi të binte (fillimisht në kthesën 6) ekzaktësisht në xhiron 44, rastësisht numri i anglezit.

Fitoret ndoshta janë të gjitha njësoj. Por të triumfosh në një garë që dukej se po dominohej nga kundërshtari, të cilit i nisesh -13 pozicione, vlen më shumë se 25 pikë. E ndoshta transformohet në garën decizive të sezonit. Kampionët mendojnë ndryshe nga të tjerët dhe mes tyre është edhe Vettel, por, me gabimin e bërë përpara publikut të shtëpisë, duke një hap pas fituesit të sotëm.

“Bëra një gabim të vogël, që ka një impakt të madh. Administruam gjithcka mirë, deri kur gabova unë. jam vërtetë i zhgënjyer” deklaroi ferraristi që humbi kryesimin e Botërorit ndaj britanikut. Pikërisht atij, Hamilton, që kur nuk shpërqendrohet vetë, e kur makina nuk i vështirëson jetën, duket shumë pranë të pathyeshmit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *