• |
ide | kryesore

Jo një por dy albume, Rihanna rikthehet fuqishëm

Paparazzi, Slider



Prej dy vitesh Rihanna i ka munguar skenës dhe fansave. “Anti” është albumi i fundit i publikuat por ka lajme të mira për fansat e saj. Duket se këngëtarja, po përgatitet të sjellë jo një por dy albume. Rolling Stone, raporton nga disa burime se Rihanna është në kërkim të beat-eve të reja për një album që do t’i dedikohet rrënjëve të saj karaibiane, e thënë ndryshe, një projekt plot me këngë dancehall dhe reggae.

Rihanna dhe stafi i saj janë duke kërkuar mes 500 këngëve nga producentë të ndryshëm për të përzgjedhur 10 prej tyre që do t’ia vlejnë të konsiderohen prej saj. Ndërsa projekti tjetër flitet të jetë i zhanrit pop. Mesa duket Riri nuk ka ndenjur duarkryq gjithë këtë kohë, ndërkoha bota është gjithë sy e veshë për të mirëpritur muzikën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *