• |
ide | kryesore

Lajm i keq për Cardi B, Offset arrestohet nga policia

Paparazzi, Slider



Bashkëshorti i Cardi B është arrestuar nën akuzat e armë mbajtjes pa leje si dhe posedimit të lëndëve narkotike, disa ditë pas ardhjes në jetë të vajzës Kulture.

Reperi 26-vjeçar Offset u ndalua nga Policia në Atlanta, për shkak të xhamave të zinj të makinës, e më pas u zbulua se mbante në makinë një armë zjarri dhe marijuanë. Në këtë mënyrë, Offset theu lirinë me kusht, pasi ishte arrestuar më parë.

Më herët, ai ishte dënuar për posedim të marijuanës, posedim i armës gjatë një krimi dhe për kalim të shiritave në autostradë në mënyrë jo të duhur. 10 ditë më parë, Offset dhe bashkëshortja e tij, Cardi B, mirëpritën në jetë vajzën e tyre Kulture Kiari Cephus. As Cardi e as foshnja nuk ishin në veturë gjatë kohës së arrestimit të Offset.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *