• |
ide | kryesore

Nëpërmjet një fotoje në “Instagram”, Jessie J fton në bashkëpunim Dua Lipën

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e famshme britanike Jessie J e ka shumë qejf këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Ajo ka shprehur disa herë lëvdata për zërin dhe këngët e këngëtares Lipa, e cila ka një stil të përafërt me atë të këngëtares Jessie J.

Së fundmi, Jessie J ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaq veshjet e njëjta dhe stilin njësoj të flokëve me atë të Duas.

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja britanike e fton Duan në bashkëpunim.

“Të betohem që e kisha ndërmend t’i vishja këto rroba dy javë më parë. Por ja që ndodhi, ti i veshe e para. Dhe po, ti dukesh më mirë në to. Por, isha unë e para që e kisha këtë stil flokët, të paktën këtë e bëra. Shumë krenare për ty se si po e përfaqëson Britaninë. Mendoj se ky “xing”, ndodhi për një arsye. A dëshiron të bëjmë një duet dhe të veshim të njëjtat rroba në video?”, ka shkruar Jessie J në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *