• |
ide | kryesore

Një tjetër teori për Iluminatin po qarkullon në internet, vipat me sy të nxirë pjesë e saj

F1, Paparazzi



Gjatë viteve kemi dëgjuar e lexuar teori nga më të ndryshmet lidhur me organizatën famëkeqe, Iluminati.

Që nga shitja e shpirtit te djalli, forma e trekëndëshit e deri te syri i Horusit – teoritë konsipirative kaë qenë të shumta, edhe pse asnjëra nuk është mundur të vërtetohet.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një tjetër teori konspirative, ajo e syrit të nxirë.

Sipas autores dhe moderatores radiofonik, Sherry Shriner – e cila shkroi librin “Intervistë me Djallin” – ka folur për syrin e nxirë dhe shkëputjen e shpirtit nga trupi.

Shriner shprehet se lideret politikë dhe personat në televizion kanë shitur shpirtin e tyre te Djalli apo Satani.

“Sot nuk mund të jesh në televizion nëse nuk ke firmosur disa ‘gjëra’. Arsyeja se pse shumë prej këtyre janë parë me shenja të errëta në fytyrë dhe me sy të nxirë është pjesëmarrja në një ritual që quhet ‘soul scalping/ shitja e shpirtit’”, – është shprehur Shriner.

Daily Mail ka publikuar fotot e një sërë politikanësh e personash të njohur, që nga princi Charles apo Papa e deri te Adam Sandler e David Bowie, të cilët janë fotografuar me syrin e nxirë dhe sipas teoricienëve janë pjesë e organizatës së lashtë.

Sipas mjaft teoricienëve në internet, shenja e errët është si rezultat i shkëputjes së shpirtit nga trupi dhe simbolizon syrin e Horusit. Ky sy simbolizon Hënën, kurse syri tjetër Diellin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *