• |
ide | kryesore

Ozil nuk bëhet kokë turku: “Nuk e vesh më fanellën e Gjermanisë”

F1, Sport



Mesut Ozil konfirmoi tërheqjen nga Kombëtarja e Gjermanisë me efekt të menjëhershëm për shkak të “trajtimit që mori nga Federata gjermane DFB.” Mesfushori i Arsenal është treguar i drejtpërdrejtë duke sulmuar Federatën e Futbollit të Gjermanisë se me mënyrën si është sjellë me të e ka bërë “të mos dëshirojë më të veshë fanellën e Manchaft.”

Ozil ka njoftuar tërheqjen në një njoftim të tretë zyrtar, pas sqarimit të fotos me presidentin e Turqisë Rexhep Erdogan dhe akuzave që i bëri medias gjermane dhe sponsorve për mënyrën si reaguan ndaj këtij incidenti.

Presidenti i DFB, Reinhard Grindel, ishte në fokus të komunikatës së Ozil: “Nuk do të pranoj të bëhemn kokë turku për shkak të paaftësisë së tij për të bërë detyrën si duhet.”

Ozil ka theksuar se Grindel është përpjekur të përfitojë nga foto e lojtarëve në takimin me Erdogan, duke e përdorur për të shprehur pikëpamjet e tij politike. Ai gjithashtu ka akuzuar presidentin e DFB për racizëm, duke u shprehur se “Jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbasim.”

Në 9 vjet, Ozil ka luajtur 92 ndeshje për Gjermaninë, duke shënuar 23 gola. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në 2014 dhe ndihmoi Gjermaninë të arrinte në gjysëmfinalet e Europianit të 2012 dhe 2016. Ozil ka qenë pjesë e Gjermanisë edhe në Kupën e Botës në 2010 dhe 2018 dhe është zgjedhur Lojtari gjerman i vitit 5 herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *