• |
ide | kryesore

Ozil thyen heshtjen: E vërteta e takimit me Erdogan…

Sport



Mesut Ozil më në fund ka dhënë një deklaratë për të shpjeguar takimin e tij me presidentin kontrovers të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke insistuar se nuk ka asnjë përfshirje politike në këtë rast. Të dy lojtarët e përfaqësueses së Gjermanisë, Ozil e Ilkay Gundogan – të dy me origjinë turke – janë fotografuar me Erdogan gjatë një takimi në Londër, gjë që solli reagime të forta në media.

Në fakt, një numër i madh personalitetesh të sportit përfshirë Oliver Bierhoff dhe Ottmar Hitzfeld kërkuan që dy lojtarët mos të prezantojnë Die Mannschaft në Kupën e Botës për shkak të veprimeve të tyre, ndërkohë që tifozët lëshuan fyerje mbi dy lojtarët për shkak të asaj fotografie.

“Javët e fundit më kanë lejuar të reflektoj në lidhje me ngjarjet e pak muajve më parë,” shkruan Ozil. “Kështu që dua të ndaj mendimet e mia për atë që ndodhi.

“Si shumë njerëz të tjerë, origjina ime i takon më shumë se një vendi. Ndërsa u rrita në Gjermani, familja ime ishte nga Turqia. Që i vogël mamaja më mësonte të mos harroja kurrë nga vija dhe këto janë gjëa që i kujtoj edhe në këtë ditë.

“Në maj, takova Presidentin Erdogan në Londër, gjatë një eventi bamirësie. Herën e parë ishim takuar në 2010 pasi ai dhe Angela Merkel ndoqën së bashku ndeshjen Gjermani vs Turqi në Berlin.
Që atëherë, rrugët tona janë kryqëzuar disa herë. Unë jam i vetëdijshëm se fotografia ka shkaktuar një reagim të madh në mediat gjermane dhe disa njerëz mund të më akuzojnë për gënjeshtra ose mashtrime, por po them se asgjë nuk kishte qëllime politike”.

“Për mua, të kem një foto me Presidentin Erdogan nuk kishte lidhje me politikën apo zgjedhjet, por me respektin për njeriun më të lartë në hierarki të origjinës së familjes sime. Puna ime është futbolli dhe jo politika dhe takimi nuk ishte një miratim i ndonjë politike” përfundoi Ozil.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *