• |
ide | kryesore

Paralajmërimi: “Lufta SHBA-Iran do të ishte nëna e të gjitha luftërave”

Planet



Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër çdo provokimi ndaj Teheranit, duke theksuar se një konflikt i mundshëm me këtë shtet do të ishte “nëna e të gjitha luftërave.” 

Gjatë një takimi me diplomatët iranianë të dielën, Presidenti Rouhani tha se amerikanët do të pendoheshin për çfarëdolloj veprimi kundër Iranit.

“Amerikanët duhet të kuptojnë se paqja me Iranin është nëna e të gjitha paqeve dhe lufta me iranian është nëna e të gjitha luftërave”, tha ai.

Rouhani tha se iranianët do të jenë të bashkuar përballë çdo kërcënimi amerikan dhe se “Republika Islamike do ta mundë qartësisht Amerikën”. 

Vala e re e kërcënimeve iraniane vjen vetëm një ditë pasi Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, mbështeti idenë e bllokimit të të gjithë eksporteve të naftës nga rajoni duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit në rast se bllokohen eksportet e Iranit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *