• |
ide | kryesore

Përgatituni për mot të keq, nesër reshje shiu në të gjithë vendin

Lajme, Të fundit
reshje-shiu.jpg



Ndërsa temperaturat sot arrijnë deri ne 37 gradë duke bërë që shumica e shqiptarëve t’i drejtohen plazheve, nesër priten reshje shiu në të gjithë vendin.

Sipas IGJEUM, të hënën, më 23 korrik, priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Të hënën, dt.23, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 32 °C, në vendet e ulëta: 20 / 31 °C, në vendet malore: 15 / 28°C.

Sot pasdite dhe nesër, era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *