• |
ide | kryesore

Serbia kundër ‘vëllazërisë shqiptaro-kroate’: Kriteri i vetëm, vrasja e serbëve…

Lajme, Të fundit



Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, deklaroi në Beograd të shtunën se ai ndihej keq që politikanët kroatë ishin akoma “të pafuqishëm për të hequr komplekset ndaj Serbisë dhe serbëve”.

“Kriteri i vetëm që të jesh vëlla me Kroacinë është që të kesh marrë pjesë në vrasjen e serbëve. Më vjen keq që ndodh kështu, dhe që politikanët kroatë nuk janë në gjendje të gjejnë ndonjë mënyrë tjetër që të lidhen me fqinjët e tyre dhe të gjejnë ndonjë vlerë tjetër për të quajtur dikë vëlla” – tha Vulin duke komentuar deklaratën e presidentes kroate Grabar-Kitarovic, që bëri gjatë vizitës në Tiranë këtë javë. Ajo tha se shqiptarët ishin “vëllezër edhe në luftë”.

Vulin tha se vrasja e serbëve ësht diçka për të cilin nuk duhet të ndjehesh krenar.

Gjatë fjalës së saj në parlamentin shqiptar, Grabar-Kitarovic iu referua “miqësisë së gjatë dhe të pandashme” mes Kroacisë dhe Shqipërisë, dhe rolit të minoritetit etnik shqiptar në shoqërinë kroate.

“Shqipëria ishte miku ynë kur na duhej… Ne ishim tamam vëllezër edhe në luftë përpara se t’i bashkoheshim NATO-s të dy në 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetët për Kroacinë, dhe më besoni mua, Kroacia nuk do ta harrojë këtë” – tha Kolinda Grabar-Kitarovic, duke iu referuar shqiptarëve që luftuan në luftën kroate për pavarësi në vitet 1991-1995.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nga ana tjetër deklaroi se “Serbia nuk ka nevojë për vëllezër por për miq”.

Total Croatia News, përktheu në shqip ©Lapsi.al 



3 Comments

  1. Keto lajme nxisin vetem urrejtje ne emer te politikes..Nuk kemi nevoje per dhune, jemi te gjithe varfanjake ne nje cep te Evropes..

    1. Serbet po i fillojne urrejtjet, se ne 3 dite vizite te presidentes kroate, nuk i permendi askush serbet, as qe egzistojne. Po serbi nuk ndryshon ore,sado qe ti ke qef qe ata te ndryshojne, sic po shihet i duhen edhe nja 3 gjenerata per te pas shprese per te ndryshu ai popull,se sot per sot i njejti mentaliet milloshevician mbizoteron ne Serbi

      1. Po hik o zotni e fol ne Kosove, mjaft na ngaterrove ne hallet tuaja..e mos u beni hipokrite..Nderkohe Kosova ka partner kryesor tregtar Serbine…Mjaft se nuk ta kemi ngene..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *