• |
ide | kryesore

Tensionohen raportet Chelsea-Real, vjen paralajmëimi për Hazard

Sport



Eden Hazard është lojtari më i përfolur në këtë merkato, pas transferimit të Cristiano Ronaldos. Këmbëngulja e Real Madrid për ta sjellë belgun në Santiago Bernabeu, si pjesë e rinovimit të skuadrës post-Ronaldo nuk i ka pëlqyer aspak Chelsea. Londinezët i kanë bërë të qartë klubit spanjoll se nuk do të vihen nën presion për të shitur Hazard.

Sipas the Mirror kjo situatë i ka thyer mardhëniet mes klubeve dhe tani operacioni bëhet edhe më i vështirë. Blues kanë saktësuar se edhe një ofertë rekord prej £170 milion stërlina ($223m) nuk është e mjaftueshmë që Chelsea të shesë njeriun e saj më përfaqësues.

Hazard ka ende edhe dy vjet kontratë në Stamford Bridge dhe pavarësisht se lojtari mendon se është koha e duhur për të lëvizur, klubi insiston se asgjë nuk do ti detyrojë ata ta lënë të lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *