• |
ide | kryesore

Tentoi t’i ikte policisë, 37-vjeçarit kapet me mbi 30 mijë euro në makinë

Lajme, Të fundit



Kryeneçësia ndaj Policisë i ka kushtuar 30 mijë euro një 37-vjeçari nga Fieri.

K.B. nuk i bind urdhërit të policit rrugor për të ndaluar, por ai u ndoq dhe u kap duke ngjallur dyshime për ç’ka fshihet në makinën e tij. Surpriza ka qënë e madhe për policët e Fierit. Ai fshihte 30 450 euro në makinë, për të cilat nuk diti të thoshte se ku i kishte gjetur.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi K.B, 37 vjeç, banues në Fier. Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 450 euro, për të cilat nuk dha shpjegim për origjinën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *