• |
ide | kryesore

Video/ Perla e fundit e Ibras: “Po të vija 10 vjet më parë, do isha bërë presidenti SHBA-së”

Sport



Zlatan nuk heq dorë kurrë nga të qenit Zlatan. Suedezi karizmatik lëshon batutën që po bën xhiron e botës, duke treguar edhe një herë se është gjithnjë i aftë të tërheqë vëmendjen e publikut me aftësitë e tij komunikative. Në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Philadelphia Union, Ibrahimovic ka dhënë spektakël. “Mendoj vetëm të bëj punën time dhe jo të ndryshoj kulturën amerikane të futbollit. Fati i amerikanëve është se nuk erdha këtu 10 vjet më parë, përndryshe do të isha bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Numrat e Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic me golin e shënuar Philadelphias shkoi në kuotën e 12 golave në 15 ndeshje në MLS. Numra “normalë” për një si ai, por jo për moshën e tij (3/10/1981). Fenomen absolut në fushë e, duke gjykuar nga suksesi mediatik i intervistës së tij të fundit, edhe jashtë saj.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *