• |
ide | kryesore

28 vjeçari gjykohet për kanabis në Angli, “Në Shqipëri më kërcënojnë për borxhet”

Lajme, Të fundit



Një 28 vjeçar i quajtur Bledar Lala u kap në Angli në një serë të mbyllur me kanabis ku kishte kultivuar gati 200 rrënjë kanabis. Gjykata e dënoi me 1 vit burg, por për Lalën nuk ishte hera e parë që kapej me drogë në Angli. Dy vite më parë ai ishte deportuar për në Shqipëri, pasi kishte vuajtur 2 vite burg për të njëjtën vepër penale.

Mediat britanike shkruajnë se 28 vjeçarit iu gjetën 5 celularë dhe të gjitha instruksionet si të kujdesej për kanabisin. Shtëpia ku u gjet Bledar Lala ishte përshtatur si një serë kanabisi me bimët, dritat për ngrohje, mjetet për ujitjen etj.

Avokatja e Bledar Lalës tha se ai ishte detyruar të përfshihej në kultivimin e kanabisit pasi në Shqipëri kishte 18 mijë paund borxhe, kjo për shkak se kishte nënën e sëmurë. Edhe në Shqipëri Lala ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit raportojnë mediat britanike.

Për momentin ai ka nisur punë në kuzhinën e burgut, po mëson anglisht dhe thotë se kur të kthehet në Shqipëri, do të nisë punë në ndërtim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *