• |
ide | kryesore

Analiza/ Loja e rrezikshme për luftë që Donald Trump po luan me Iranin

F1, Planet



Rrahjet e daulleve të luftës mbi Iranin po rriten vazhdimisht në Uashington që nga maji, kur Donald Trump shkatërroi paktin bërthamor të mbështetur nga OKB-ja me Teheranin. Por, kërcënimet e egra që Trump bëri duke reaguar ndaj komenteve nga presidenti i Iranit, e kanë çuar konfrontimin në një nivel të ri dhe të rrezikshëm.

Reagimi i Trump nuk duket i paramenduar. Ai u përball me kritika intensive dypartiake pas takimit të javës së shkuar me udhëheqësin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai është nën presion të pamëshirshëm nga hetimi zyrtar për lidhjet e dyshuara të fushatës së tij të 2016 me Rusinë. Trump mund të ketë qenë në kërkim të një objektivi të lehtë në të cilin mund të shfrynte zhgënjimin e tij të ndrydhur.

Vërejtjet e Hassan Rouhanit, presidentit të Iranit, duke paralajmëruar SHBA-të që të mos “rrotullojnë bishtin e luanit”, siguruan shkëndijën. Me qëllim ose jo, Trump ka tërhequr vëmendjen nga problemet e tij të brendshme, të paktën tani për tani.

Betimi i Trump se do të bëjë që Irani të vuajë sikurse pak vende kanë vuajtur në histori, kujton kërcënimin e tij të frikshëm vitin e kaluar ndaj Koresë së Veriut, se kjo e fundit të të përballej me “zjarr dhe tërbim”. Më vonë, ai ndryshoi plotësisht, duke vlerësuar Kim Jong-un, diktatorin e Koresë së Veriut, pasi e takoi atë në Singapor në qershor.

Por nuk do të ishte e mençur të supozohej se Trump thjesht po fryhet përsëri ose se kërcënimi i tij ndaj Iranit është vetëm zhurmë. I ndikuar nga sauditët, të cilët janë të angazhuar në një luftë pushteti për Lindjen e Mesme me Iranin, dhe nga qeveria izraelite e djathtë e Benjamin Netanyahu, e cila e konsideron Iranin si një kërcënim ekzistencial, SHBA po i bën më shumë presion Teheranit qëkur Trump mori detyrën.

Shpërthimi i papritur i presidentit amerikan ngre pyetje nëse ai diskutoi një marrëveshje sekrete me Putinin ndaj Iranit, siç thuhet para samitit të Helsinkit. Pak është publikuar publikisht për bisedimet e të dyve. Por, Netanjahu, për shembull, ka shtyrë të dy udhëheqësit që të detyrojnë një tërheqje iraniane nga Siria.

Udhëheqësit e Iranit me siguri nuk do të harrojnë kollaj fjalët e Trump. Në rivendosjen e sanksioneve gjithëpërfshirëse të SHBA muajin e ardhshëm, udhëheqësit e Iranit shohin planet e SHBA për të imponuar një embargo mbarëbotërore për eksportet vitale të naftës iraniane që të nxisin iranianët që të ngrihen në revoltë. Ata e kuptojnë alarmin: Një ndryshim regjimi të prodhuar në Amerikë.

Me dëshirën e tij për të zgjedhur një luftë, Trump duket se i ka tejkaluar komentet e Rouhanit, të cilat nuk ishin provokative. “Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftrave”, tha Rouhani.

Kjo ishte një referencë e zotimit të famshëm të 1991 të Sadam Huseinit për të luftuar “nënën e të gjitha betejave” kundër SHBA. Por, Rouhani, i njohur si një moderator i kujdesshëm, nuk po kërcënonte të sulmonte Amerikën. Komenti i tij mund të lexohet si një ofertë për të folur. Ishte gjithashtu një kujtesë në kohën e asaj që ndodhi në vitin 2003, kur SHBA kërkuan ndryshim të dhunshëm të regjimit në Irak. Vallja e luftës e Trumpit në Iran i ngjan gjithnjë e më shumë rritjes së asaj fatkeqësie.

Potencialisht edhe më serioze ishin vërejtjet që bëri të dielën Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai përsëriti ankesat e njohura amerikano-saudite-izraelite se Irani po dëmtonte stabilitetin rajonal dhe ishte “i angazhuar për përhapjen e revolucionit islamik në vende të tjera, me forcë nëse është e nevojshme”. Por Pompeo shkoi edhe më tutje.

Ai akuzoi udhëheqësit e lartë, duke përfshirë udhëheqësin suprem, Ali Khamenei, për korrupsion. Ai ofroi mbështetje për një kryengritje anti-regjim dhe, më çuditërisht, ai sulmoi personalisht Rouhani dhe ministri i tij i jashtëm, Javad Zarif. Ata ishin “fasada të lëmuara për ndërkombëtarët nga udhëheqësit e ërtetë. Marrëveshja e tyre bërthamore nuk i bëri ata të moderuar.” tha Pompeo.

(Ali Khamenei) 

Pretendimi i Pompeo që Rouhani dhe Zarif janë “revolucionarë të dhunshëm islamikë” ilustrojnë qartë se sa injorantë janë zyrtarët e SHBA për Iranin pas gati 40 vitesh. Është e vërtetë se ka shumë korrupsion të nivelit të lartë dhe abuzime me të drejtat e njeriut; është e vërtetë se vendi është në ngushtica ekonomike. Veprimet e Iranit në Siri janë anti-demokratike dhe shkatërruese.

Por, duke nënçmuar drejtuesit e moderuar të cilët ofrojnë shpresën më të mirë të reformës dhe duke kërcënuar ndryshimin e regjimit, Trump dhe Pompeo rrezikojnë të forcojnë mullahët e linjës së ashpër dhe rojet revolucionare, ata që më së shumti i përqeshin, duke sjellë më afër perspektivën e konfrontimit të dhunshëm.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *