• |
ide | kryesore

Arrestohet grabitësi tjetër në Fier, punonte natën me kushërirën

Lajme, Të fundit



Policia ndaloi autori tjetër të vjedhjes me armë të 1 karburanti dhe tentativës për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë. Ai quhet Emiljano Grembi, është 22 vjeç dhe banon në Belinë të Patosit. Sipas policisë, Grembi punonte bashkë me kushërirën e tij, 31 vjeçaren Anna Malaj me të cilën ndante paratë nga grabitjet.

“Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë më parë) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *