• |
ide | kryesore

Basha acarohet me LSI-në: Nuk ecin më skemat e vjetra të Sigurimit!

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike bojkotoi seancën e sotme parlamentare, deputetët e LSI-së ishin në sallë. Madje, deputeti i LSI-së, Luan Rama bëri thirrje për dialog mes palëve, në mënyrë që të kalohen ndryshimet ligjore për magjistraturën. Rama kërkoi nga Gramoz Ruçi që parlamenti të mos bënte pushime dhe që dy partitë kryesore të gjenin gjuhën e përbashkët për të zhbllokuar ngërçin e shkollës së magjistraturës.

Por ftesa e LSI-së duket se nuk i ka pëlqyer Lulzim Bashës, që dialogun mes Luan Ramës dhe Gramoz Ruçit në sallën e parlamentit e ka konsideruar “një skemë nga ato të Sigurimit të shtetit”.

“Më duket se kjo është pak si skenë nga ato të vjetrat e Sigurimit, disa prej tyre ecin akoma, po kjo nuk ecën. Opozita ka një qëndrim unik për këtë çështje dhe qëndrimi është që siç e thashë herën e fundit, nuk mund të shërojmë një pacient që i janë këputur krahët dhe këmbët, thjesht duke i fashuar plagët.

Kërkohet një ndërhyrje e thellë për t’ qëndruar besnik konsensusit të 21-22 korrikut. Nuk ka rrugë tjetër. Janë llafe sa për shoë për të bërë titullin e ditës, nesër pasnesër nuk e kujton askush. Këto janë themelet e krizës dhe pa zgjidhur këto, sistemi i drejtësisë do të zhytet në llumin e kënetës Rama-Xhafaj” tha Basha.

PD ka një seri kushtesh që të çojnë tek vota pro ligjit të magjistraturës. Këto kushte sipas demokratëve synojnë rikthimin e reformës në drejtësi tek konsensusi i 21 korrikut të para dy viteve.



7 Comments

  1. Lapsushi ku e per te acaruar more bashen se dhe ne qe sjemi gazetar e kuptuam qe e kishte me grrramozin e jo me lsi ?!

  2. O Bashe 95% e shqiptareve e miratojne vitingun ne drejtesi e ti vazhdon akoma te jesh me 5% qe jane llumi i shoqerise shqiptare. une e kuptoj qe ikja e 5% tend ne drejtesi ty s’te vjen mire por duhet te kuptosh nje gje me kryesore po humbet besueshmerine e atyre qe te votojne, dhe pa votues ti thjesht do jesh nje vajtice mortore!

  3. Luli eshte lider europian , djal i mrekullueshem dhe fisnik … ju lakejt i merrni te ligat. Ai ben opozite jo lufte , ky popull le te mendoj per vete jo per Lulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *