• |
ide | kryesore

Chelsea përmirëson ofertën për kampionin e Juventus

Sport



Chelsea është gati të bëjë ofertën e përmirësuar për Daniele Rugani, që arrin shifrën e £45 milion paund ($59m), pasi Juventus e refuzoi propozimin e tyre fillestar.
Blutë bënë lëvizjen e tyre të parë në drejtim të qendërmbrojtësit bardhezi në fillim të muajit kur përfaqësuesi i tyre Fali Ramadani u takua me drejtorin sportiv të italianëve, Fabio Paratici, në Milano.
Kampionët e Serisë A refuzuan menjëherë ofertën prej £36 milion paund ($47m), duke pretenduar të paktën £10 milion më shumë për 23-vjecarin.
Londinezët janë gati ta barazojnë kërkesën torineze, për të mbyllur një operacion që për ta është shumë i rëndësishëm, duke qenë se është kërkuar me ngulm nga vetë tekniku Sarri.
Chelsea do ti ofrojë gjithashtu Ruganit një kontratë prej 4 milion paund në sezon për ta bindur të transferohet në Stamford Bridge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *