• |
ide | kryesore

David Beckham, në ekran si një shef kuzhine

Paparazzi, Slider



Ish-kampioni i kombëtares angleze të futbollit pritet të ketë së shpejti një emision tërësisht të tijin në “Food Network”, kanali i njohur televiziv për ushqimin dhe gatimet.

Sipas “Daily Star Sunday”, Beckham i ka lënë përshtypje bosit të televizionit kur ishte i ftuar te “The F Word” i shefit britanik Gordon Ramsay. Bëhet fjalë për një “show” ku ish-futbollisti do të realizojë disa sekuenca nga 15 minuta, ku do të flasë për ushqyerjen e shëndetshme. Për pasionin për kuzhinën, Beckham ka folur në një intervistë në vitin 2013 për “The Times”, ku shpjegonte fiksimin e tij për gatimin perfekt të orizit: “E adhuroj gatimin, më qetëson, edhe fëmijët e pëlqejnë, sidomos kur gatuaj rizoton milanez me shafran. E dua të gatuar në mënyrën më të mirë të mundur, duhet të dish se si t’i përzihesh përbërësit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *