• |
ide | kryesore

Dibër, shkatërrohet banda e hajdutëve, akuzohen për një seri vjedhjesh banesash

Lajme, Të fundit

Policia e Dibrës ka shkatërruar një grup të rinj që kryenin vjedhje banesash.

Operacioni policor i koduar “Maqellara” çoi në pranga dy persona ndërsa një tjetër është në kërkim.


Të arrestuarit janë:

Resmi Jakimi, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje)

Egert Jakimi, 27 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V.R, 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Ndalimi i tyre dhe shpallja në kërkim i një shtetasi tjetër u bë pasi ” me datë 22.07.2018, rreth orës 02.30, të natës, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të shtetasit E.L. si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e shtetasit F.L”.

Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartëpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz”.

Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera dhe konkretisht :

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit O.Xh, banues në Maqellarë.

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F.J, banues në Maqellarë.

Më datë 25.06.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.S, banues në Melan.

Më datë 19.07.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.L, banues në Maqellarë.

Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:

Një automjet tip Benz me targa BZ 2269 A, 3 bidona plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular .

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu