• |
ide | kryesore

Flet kryetari i PD-së së Gramshit: E vërteta e sherrit me policinë

Lapsi Leaks, Të fundit



Kryetari i PD-së së Gramshit, Elmas Haruni u bë i njohur bernda një dite për shkak të një videoje të shpërndarë online ku ai konfliktohet me punonjësit e policisë.

Në një reagim në Facebook ai thotë se sjella e efektiveve të policisë ishte “shume provokative dhe me shumë stres përtej çdo ekstremi njerëzor”.

Ai ka kërkuar ndjese publike për fjalorin e përdorur gjatë ndalimit nga policia.

“Ishte nje ngjarje shume provokative dhe me shume stres pertej cdo ekstremi njerëzor. Policia ndaloi makinën, sikur kishte marre sinjale per kanabis apo droge, ndaj dy arsimtareve pa asnjë arsye, përveç faktit qe kishim mbyllur nje aktiv te PD. Ne akoma nuk na eshte mbyllur e drejta e aktiviteteve politike.

Sikur te mos te mos mjaftonte e gjithe kjo skene, per ta shtuar dozen e provokimit, na moren edhe çelësat e makines dhe ne mes te nje vape shkatërruese, na mbyllen brenda makines me te vetmin synim qe na lodhnim fizikisht dhe psikologjikisht, sikurse edhe duket ne videon e shperndare ne te gjithe rrjetet sociale (jo nga policia), ku gjithsesi duhet te theksoje qe kishte kaluar mbi gjysem ore torture psikologjike”, – shkruan kreu i PD Gramsh në një status në Facebook.

“Doja t’i tregoja keto, per te treguar gjendjen emocionale dhe psikologjike, nen te cilen une dola nga vetja duke perdorur fjalor per te cilen nuk ndjehem mire dhe do te doja qe tju kerkoja ndjese te gjithe shokeve, miqeve, kolegeve dhe veçanërisht nxënësve te mi”, – shton ai.



8 Comments

  1. Nuk kuptoj si ky edukator me diplome I kerkon falje popullit dhe nuk I kerkon familjes,femijeve,gruas dhe prindeve te tij dhe per kete e ka fajin policia qe I mori celsat e makines.me kete sjellje e te sigurt kandidimin per kryetar edhe me plakun sali qe po e pret ta takoj se shpejti.

  2. Shqiptaret po vriten rrugeve te shqiperise xhafa eshte pergjegjesi kryesor per kete nuk vendos radar neper autostrada shqiptaret nuk i a falin keye e ka shkrehur policine ne pike te hallit turp o i pa pergjesshem kjo eshte kriminale te mos reagosh kir shqiptaren vdesin rrugeve turp

    1. Të qiftë Andi të tëmë, legen. asnjë gjë nuk ka shtuar përveç se çfarë ka thënë personi i konfliktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *