Kapriçot e motit s’kanë të sosur në Shqipëri. Ndërsa fundjava që kaloi ishte me temperatura tejet të larta, dita e parë e javës ka nisur me ulje të temperaturave, reshje shiu e breshëri dhe stuhi në bregdet. Lapsi.al sjell një video nga Radhima. Siç shihet në pamje, plazhi është boshatisur totalisht aq sa stuhia të krijon përshtypjen se jemi në një stinë dimri.
Të gjithë ata që kanë planifikuar pushime gjatë kësaj jave, me siguri që do të jenë zhgënjyer. Pushuesit kanë braktisur plazhet, jo vetëm në jug, por edhe në Shëngjin, me shpresën se situata do të përmirësohet së shpejti. Në Elbasan, Mat dhe zona të tjera të vendit pati reshje breshëri, që shkaktuan jo pak dëmtime në bujqësi.
E habitshme, por e vërtetë! Shkodra, qyteti që kemi parë të përmbytet zakonisht në stinën e dimrit, është përmbytur edhe në një ditë korriku si sot. Uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit. Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as spitali rajonal.
© LAPSI.al
Zoti po na ndëshkonpër të gjitha MENDJELEHTËSITË tona.
Zoti nuk ekziston!
Zoti nuk ekziston!
Gjynah per ty