• |
ide | kryesore

Gjyqtari Astrit Faqolli, DSIK: I papërshtatshëm të vazhdojë detyrën, ja dilemat për apartamentet

Lajme, Të fundit

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli është sot në seancë dëgjimore para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari do të vlerësohet për tre kritere: aftësia profesionale, kontrolli i pasurisë dhe vlerësimi i figurës. Gjyqtari ndodhet në seancë me gjithë avokatin e tij Julian Mërtiri. Ndërkohë trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa.

KPK kreu një hetim të thelluar, ku konstatohet se, subjketi ka qenë bashkëpunues gjatë kësaj kohe. Trupa gjykuese ka marrë në deklaratë, edhe dëshminë e një dëshmitari të thirrur për të vërtetuar deklarimin e subjektit tëvrivlerësimit.

Nga hetimi pasuror ka konstatuar mospërputhje sa i takon një prone të paluajtshme. Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 32 metra katororë, blerë për 150 mijë lekë në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum dhe një shtëpi subjekti ka deklaruar të ardhurat familjare dhe një hua, e marrë nga shtetasi Rr.L, e shlyer në vitin 2016.

KPK konstatoi mospërputhje mes deklaratës në veting dhe asaj të vitit 2006 lidhur me një apartament banimi me sipërfaqe 83 metra katrorë në Tiranë, porositur për 42 mijë euro dhe blerë në 2015.

Burimi është deklaruar të ardhurat familjare ndër vite. Në përfumdim të hetimit u konstatua se ka mospërputhje mes deklaratës vetting dhe asaj në vitin 2006. Për vetting është deklaruar se apartamenti është blerë nga të ardhurat ndër vite, ndërsa në 2006 ka deklaruar se ka marrë hua. Po në 2006 subjekti ka deklaruar pakësimin e të ardhurave në vlerën 2 milionë lekë, vlerë që nuk përputhet me deklaratën Vetting. Për mumdësitë familjare të blerjes së kësaj pasurie, subjekti nuk ka qenë korrekt në deklarimin e kursimeve.

Në lidhje me pastërtine e figures DSIK ka paraqitur nje raport i cili konstaton papërshtatshmerinë për vazhdimin e detyrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu