• |
ide | kryesore

Gruaja e Michael Schumacher, vilë luksoze në Mallorca

Paparazzi, Slider



Gruaja e Michael Schumacher, Corinna, e ka blerë një vilë luksoze në vlerë prej 30 milionë eurosh në Mallorca.

Express.co.uk bën të ditur se 49-vjeçarja e ka blerë vilën në ishullin spanjoll nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.Ndërkaq, Bild raporton se qëllimi i Corinnas është që t’i kalojë pushimet atje me fëmijët apo me miqtë. Ajo do të vazhdojë ta mbajë edhe rezidencën në Zvicër, ku burri i saj është duke u trajtuar nga lëndimet e marra në një aksident duke skijuar në vitin 2013.

Piloti legjendar pësoi një aksident të rëndë në Alpet franceze duke kaluar disa muaj në koma, ndërkohë që vazhdon të trajtohet në Gland të Zvicrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *