• |
ide | kryesore

Higuain, në horizont duket Milan

Sport



Milan e fillon ringritjen nga sulmi dhe është pikërisht aty ku Elliott do të bëjë goditjen e parë. Në kohën kur duket se kuqezinjtë rrezikojnë të pësojnë largime të rënda (Bonucci, Donnarumma apo Suso), objektivi I fondit amerikan është të fitojë zemrën e tifozëve me një emër që ti bëjë të ëndërrojnë. E pista më e nxehtë e orëve të fundit është Gonzalo Higuain. Pikërisht ai që me dygolëshin e shënuar në San Siro firmosi 0-2 që shkarkoi Montella, duke i hapur dyert Gattusos.

Milan, nëpërmjet drejtorit të ardhshëm të pjesës teknike, Leonardo e disa ndërmjrtësve, ka kontaktuar Juventus e agjentin e Pipita, të vëllain Nicolas, për të nisur tratativën. Në Torino kërkojnë 60 milionë euro për argjentinasin e, pavarësisht se është e qartë se nuk bën më pjesë në projektin e Allegrit pas ardhjes së CR7, nuk janë nën presion, duke qenë se Sarri e dëshiron shumë ta marrë tek Chelsea. Problem për Milan mund të jetë rroga e argjentinasit: 4,5 milionë euro në sezon ka qenë oferta e parë e Leonardos, e ulët në krahasim me 7,5 që merr aktualisht. Por kjo nuk e ka penguar Higuain të japë pëlqimin e tij për hipotezën kuqezi.

E ardhmja mund të jetë Milan, por Chelsea nuk do të heqë dorë lehtë nga sulmuesi i përzgjedhur. Sidoqoftë gjërat mes klubeve janë të lidhura, sepse nëse Higuain transferohet në Londër, Milan do ta ketë më të thjeshtë sulmin për Alvaro Moratën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *