• |
ide | kryesore

Karius nuk ndryshon, gafa e radhës kundër Dortmund

Sport



Periudha e errët e Loris Karius nuk ka fund. Pas gabimeve skandaloze në finalen e Champions League kundër Real Madrid, zyrtarisht të justifikuara nga një traumë cerebrale, portieri gjerman ishte protagonist edhe një herë negativ në International Champions Cup. Në ndeshjen e Liverpool kundër Borussia Dortmund, Karius u evidentua nga një rivënie e gabuar përpara se të kryente gafën finale që i lejoi gjermanët të shënonin golin e 3-1. Goditja e Pulisic me të majtën ishte shumë e thjeshtë, por portieri e devijon keq duke lejuar Larsen të shënojë me portën bosh.

Menjëherë pas ndeshjes në Bank of America Stadium të Charlotte, Karius ka shpërthyer në rrjetet sociale me fjalë të ashpra: “Për të gjithë ata që gëzohen kur shohin të tjerët që dështojnë ose vuajnë, ndjej mëshirë – ka shkruar në Instagram 25 vjecari -. Cfarëdo të ketë ndodhur që ju ka bërë të grumbulloni kaq shumë urrejtje e dashakeqësi, unë lutem që të mund ta kaloni dhe t’iu ndodhin gjëra të bukura”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *