• |
ide | kryesore

Laura Paussini kundër Beyonce,’Nuk ke punë në muzeun tonë’

Paparazzi, Slider



Kohët e fundit po përflitet mjaft për Koloseun e Romës dhe Beyonce-n në Itali, pasi këngëtarja amerikane ka kërkuar të xhirojë brenda amfiteatrit të famshëm një prej klipeve të saj.

Fillimisht, Beyonce hasi kundërshtimin e Ministrisë së Kulturës italiane, po më pas institucioni dha dritën jeshile. Ndërkohë, opinioni publik italian është i ndarë në dysh, ku një pjesë janë dakord që artistja të xhirojë në Kolose, kurse një pjesë jo.

Grupit “kundër” i është bashkangjitur edhe këngëtarja e famshme, Laura Pausini. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Pausini është shprehur:“Beyonce-s i kanë mohuar xhirimet në Kolose? Shumë mirë! Nuk na duhet! Unë jam 44 vjeç dhe duhet të luaj gurët e fundit në skenë. Dhe e dua unë Koloseun e para. Më mirë ta përdorin italianët sesa të huajt”.

Por, italiania nuk e ka lënë me kaq. Gjatë koncertit të saj në “Circus Maximus”, teksa po këndonte një prej këngëve të saj, ajo ndryshoi tekstin duke thënë:

“Beyonce ma merr në g*jë, ti ke ventilatorë, kurse unë jo!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *